Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është mirëpritur në rezidencën e Kancelarisë Federale të Austrisë nga Kancelari i Austrisë, Alexander Schallenberg, me të cilin ka zhvilluar takim bilateral.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në këtë takim, kancelari austriak dha mbështetjen e tij të plotë në lidhje me liberalizimin e vizave dhe tha se Austria i qëndron pranë Kosovës dhe e mbështetë atë në procesin e integrimeve evropiane.
Qeveria ka theksuar se “sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës sot janë bërë 3 vjet, 4 muaj e 5 ditë qëkur Komisioni Evropian ka rekomanduar për herën e dytë liberalizmin e vizave”.
Tutje thuhet se në këtë takim u diskutua për mundësitë e rritjes së investimeve austriake në Kosovë dhe u dakordua që në shërbim të kësaj gjatë vitit të ardhshëm të organizohet Samiti Ekonomik në Kosovë.Sa i përket procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti thuhet se ritheksoi angazhimin e Qeverisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që në qendër të saj ka njohjen reciproke dhe nga e cila përfitojnë popujt dhe qytetarët e dy vendeve.
The latest PAMCo results show "Gazeta e Pavarur" is the most read quality news publisher…
E FUNDIT!!/SHIKONI MOMENTIN KUR ZIHET ROB KOMANDANTI I BATALIONIT TE TANKEVE RUSE Komandanti i batalionit…
Shkruan: Teuta Fazliu Edhe unë v iktima e rradhës për pasivizimin e adresës në komunën…
Një video e mercenarëve nga Siria që mbajnë në duar shenjën “Z”, që dominon nëpër…
Të gjiha motrat Mustafa në çdo kohë janë qendër e medieve rozë. Duke u dalluar…
Semi Jaupaj është këngëtarja e talentuar nga Shqipëria që për vite me rradhë është dëshmuar…