Categories: LAJME

Tràgjedia në Fier/ Dalin detajet, ja çfarë mund të ketë ndodhur me 3-vjeçarin e ndjerë në kopsht

Motra e edukatores së kopshtit privat në Fier, ku humbi jetën 3-vjeçari Noah ka dhënë versionin e saj për ngjarjen. Sipas asaj që tregon e motra, edukatorja Redina e ka gjetur vogëlushin të va rur tek varsja.

Ndërkohë prindërit janë dyshues, por edhe stafi i kopshtit pasi varëset ku pretendohet të ketë ndodhur fatkeqësia janë shumë të buta e thyhen lehtë.

Prindërit e vërtetuan këtë vetë pasi shkuan atje dhe e gjitha është filmuar me kamera të fshehtë. Motra e edukatores: Redina më tha kështu: Ishte orari i drekës, ishte ora 11 e ca -12:00, më tha,- Jola kam qenë duke ushqyer fëmijët. I ushqeva të gjithë, i mora, do t’i vija në gjumë. Noah ka qenë me mua në dhomë. Njëri fëmijë po qante, u ktheva prapë tek dhoma e gjumit. Ai fëmija, që ka atje, është problematik, se qan shumë dhe zgjon gjithë fëmijët e grupit dhe për të qetësuar atë, që mos më zgjonte 2-3 të tjerët, që unë kisha vënë në gjumë, Noah nuk e kishte zënë akoma…(gjumi). Në momentin, që Redina kthehet në sallë për të tundur fëmijën, Noah ishte aty në këmbët e Redinës, tund, tund, tha ajo, po e tundja atë, po hë fli, po hë fli i thoja ndonjë fjalë atij bebit, Noah më kishte ikur që aty nga salla. Duke tundur atë, më kishte lëvizur që aty, po me mendje, që është tek salla e lodrave, sepse dhomat e gjumit janë pak më lart. Besoj, që e ke pa? Sapo zbriti poshtë Noah, mos të them as 5 minuta me orë në dorë, sa u qetësua ai fëmija, e zuri gjumi, tha atë, zbres poshtë tek salla e veprimtarisë, tek salla ku lozin fëmijët çdo ditë, shoh një xhup këtu, një xhup atje, një xhup atje të fëmijëve të tjerë të hedhur në sallë. I mora xhupat, i mblodha dhe po zbrisja shkallët dhe po thërrisja Noah ku vajte…kur shoh aty me xhupa në krah, për t’i vendosur tek varësja, aty kam parë djalin…

Mamaja e Noas: D.m.th nga momenti, që Redina ka ardhur nga dhoma, nuk e ka parë djalin varur?!

Motra e edukatores: Jo e pashë vetëm kur vendosa, (xhupat) sepse ishte me fytyrë nga muri.

Babai i Noas: Ju duket e besueshme, që këto p.sh…?

Stafi i kopshtit: Jo nuk na duket. Ja ta them unë! S’më duket fare.

Babai i Noas: Kjo këputet, këputet…!

Stafi i kopshtit: Në asnjë moment nuk e besoj…

Mamaja e Noas: Duket e besueshme kjo?!

Babai i Noas: Nuk më duket…është shumë e pa besueshme…

Babai i Noas: Po pse e nxorën këtë…? Sa pëllëmbë është kjo?

Mamaja e Noas: Ajo është 7 pëllëmbë, sepse e mata unë. Kjo është 4 pëllëmbë.

Babai i Noas: Sa pëllëmbë mate?

Mamaja e Noas: 1-2-3-4 pëllëmbë.

Babai i Noas: Mate nga poshtë tani…!

Mamaja e Noas: E mata. Është 7 pëllëmbë.

Stafi i kopshtit: Po ne po të themi vetë, po ja, ja, ku janë i theve me dorën tënde! Ne ca po themi…?!

Babai i Noas: Ja shife! Mos e beso! Ndodh, kushdo, që të thotë dhe policia, unë s’e besoj…!

Stafi i kopshtit: Ti mendon, që ne e besojmë?! Ne nuk dimë fjalë për këtë…

Babai i Noas: Kjo nuk është 50 pond-60 pond, d.m.th 5 pëllëmbë…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça, ngre disa pista mbi atë që mund të ketë ndodhur ditën e tra gjedisë. Duke këqyrur pamjet që ia serviri emisioni “Stop”, Karamuça hedh poshtë versionin që djali të ketë humbur jetën si pasojë e va rjes.

admin

Recent Posts

New data shows Gazeta e Pavarur is the top quality and most trusted newspaper in Balkan

The latest PAMCo results show "Gazeta e Pavarur" is the most read quality news publisher…

1 month ago

SHIKONI MOMENTIN KUR ZIHET ROB KOMANDANTI I BATALIONIT TE TANKEVE RUSE

E FUNDIT!!/SHIKONI MOMENTIN KUR ZIHET ROB KOMANDANTI I BATALIONIT TE TANKEVE RUSE Komandanti i batalionit…

2 months ago

Punon për Kosovën dhe është e martuar me kosovar, Ja çka i ndodh nga serbia!

Shkruan: Teuta Fazliu Edhe unë v iktima e rradhës për pasivizimin e adresës në komunën…

2 months ago

Edhe nje Shtet i ndihmon Putinit/Rusia i përgatit për luftë në Ukrainë mercenarët nga shteti i njohur i…

Një video e mercenarëve nga Siria që mbajnë në duar shenjën “Z”, që dominon nëpër…

2 months ago

Sa bukur është rregulluar Sahidja

Të gjiha motrat Mustafa në çdo kohë janë qendër e medieve rozë. Duke u dalluar…

2 months ago

Ja çfarë skenash bënë Semi në banjo

Semi Jaupaj është këngëtarja e talentuar nga Shqipëria që për vite me rradhë është dëshmuar…

2 months ago