Categories: LAJME

Shkroi se Kurti duhet ta lëshojë Kosovën ose do të v’ritet, Haxhi Hoti thotë se i vjen keq

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti ka thënë se i vjen keq për shkrimin që kishte publikuar në “Facebook” e ku shkruante se Albin Kurti ose të lëshojë rrugë ose do të v’ritet.

“Nuk kom pyetje, më vjen keq për kryeministrin që ka ndodh, unë ma shumë e quaj një keqkuptim, për kryeministrin as s’kom pas diçka naj vërejtje”, tha i akuzuari Hoti.

Një deklarim të tillë ai e ka bërë në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë dëgjimit të dëmtuarit-kryeministrit Kurti në cilësinë e dëshmitarit.

Hoti po akuzohet se përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në dhjetor të 2019-ës, ku kishte shkruar “Albin Kurti ka dy rrugë ose ta lëshoj Kosovës ose mund të v’ritet”, ka kryer veprën p’enale të shtytjes në kryerje të veprës pe’nale v’rasja.

Paraprakisht, kryeministri Kurti është marrë në pyetje nga prokurorja e rastit Javorka Prlinçeviç dhe mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Rasim Hoti, ku gjykimi është përcjellë me kundërshtime nga këto dy palë.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se para rastit kritik, nuk kishte dëgjuar asnjëherë për të akuzuarin Hoti.

Në pyetjen e avokatit Hoti, se a i kujtohej Kurtit çfarë kishte thënë në media gjatë kohës sa kishte qenë në ndalim i akuzuari Hoti, ka pasur kundërshtime nga prokurorja Prlinçeviç.

“Nuk e shoh çfarë lidhje ka deklarata për media e të dëmtuarit me veprën p’enale të akuzuarit, sepse në fjalën hyrëse i dëmtuari është deklaruar se nuk e ka ndi veten të kërcënuar dhe deklaratat të cilat i ka dhënë për media, i ka dhënë në cilësi të personit politik dhe nuk shoh se çfarë lidhje ka me veprën p’enale e të akuzuarit që është lëndë e kësaj procedure, andaj i propozoj gjykatës që pyetjen e parashtruar ta refuzoj”, ka deklaruar prokurorja.

E pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Alltën Murseli e ka udhëzuar avokatin Hoti që t’i parashtrojë dëshmitarit pyetje të tërthorta, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më pas, avokati Hoti ka pyetur kryeministrin Kurti nëse i njëjti pas rastit kritik, ka pasur ndonjë kërcënim përmes statuseve në rrjete sociale nga i mbrojturi i tij.

Mirëpo, kjo pyetje pas kundërshtimeve të prokurores Prlinçeviç u refuzua nga kryetarja e trupit gjykues, duke e udhëzuar përsëri avokatin Hoti që të parashtrojë pyetje të tërthorta në drejtim të të dëmtuarit Kurti.

Në këtë seancë është bërë edhe administrimi i provave, ku prokuroria ka propozuar si provë kallëzimin pe’nal ndaj të akuzuarit Hoti dhe ekstraktin e profilit të “Facebookut” të të njëjtit.

“Me procedimin e veprës p’enale do të kuptohet se pas njoftimit nga ana e të akuzuarit ka ardhur në shumë reagime të shfrytëzuesit të këtij rrjeti, sepse e njëjta ka nxitur shumë shqetësime të qytetarëve, pa marrë parasysh a janë persona politik të dëmtuarit ose të jenë politikisht të mendimit të njëjtë, e të akuzuarit Haxhi Hoti dhe është e nevojshme të marrim veprën pe’nale si dëshmi për të kuptuar sa është e rrezikshme një njoftim i tillë në rrjete sociale, të veprës pe’nale të kryer nga ana e të akuzuarit.

“Sa i përket dëshmisë së dytë, gjegjësisht njoftimit në “Facebook” të 28 dhjetorit të vitit 2019, ajo është një dëshmi konkrete, gjegjësisht në të është një origjinal i njoftimit të akuzuarit e cila është vepër p’enale e kësaj procedure”, tha prokurorja.

Por këto prova i ka kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarit Hoti, me arsyetimin se kallëzimi p’enal i propozuar nuk është provë.

Sipas avokatit Hoti, profili në “Facebook” nuk është mjet nëpërmjet të cilit dikush mund të kryejë vepër pe’nale.

“Me vërejtje, sepse si pikë së pari nuk është provë kallëzimi pe’nal. Në elaborimin që i bëri sot prokuroja kallëzimit pe’nal, u zgjerua më tepër se sa me vet aktakuzën, poashtu kam vërejtje se kur e citoj se “se informata e marrë nga kallëzimi pe’nal është vepër p’enale” dhe kam vërejte në provën e propozuar, secili kemi profil në “Facebook” dhe nuk besoj që në këtë profil ka kryer vepër pe’nale dhe mendoj që kjo nuk është mjet me anën e të cilës kryhet vepra pe’nale”, tha avokati.

Lidhur me këtë, trupi gjykues ka marrë vendim me të cilin ka refuzuar që si provë të administrohet kallëzimi pe’nal i të akuzuarit, ndërsa është administruar si provë ekstrakti i profilit të akuzuarit Hoti në “Facebook”.Seanca e radhës ku do të dëgjohet i akuzuari Hoti dhe do të jepet fjala përfundimtare është caktuar më 7 tetor, në orën 13:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, i akuzuari Hoti ishte deklaruar i pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 7 shkurt 2020.Prokuroria Themelore në Prishtinë më 23 janar 2020 ka ngritur aktakuzë ndaj Haxhi Hoti, me arsyetimin se ka kryer veprën p’enale “shtytje në kryerje të veprës p’enale V’rasja”, nga neni 172 lidhur me nenin 32, paragrafi 3 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2019 i akuzuari Hoti në rrjetin social “Facebook” ka bërë thirrje publike dhe shtytje në v’rasje të kryetarit të partisë “Lëvizja Vetëvendosje”, Albin Kurtit, duke cekur në postimin e tij “Albin Kurti ka dy rrugë ose ta lëshoj Kosovës ose mund të v’ritet”.

Siç thuhet në aktin akuzues, i akuzuari Hoti ka krahasuar të dëmtuarin me të ndjerin Xhon F. Kenedi, “Xhon F. Kenedi ishte interes i popullit amerikan që të jetë president, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë president” si dhe “Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës, ndoshta, por nuk është interes i shtetit të Kosovës që të jetë Kryeministër”.

Prokuroria pretendon se i akuzuari Hoti me këto veprime u ka shkaktuar shqetësim të madh përdoruesve të rrjetit social “Facebook” në Kosovë dhe gjithandej botës. /BetimipërDrejtësi/

admin

Recent Posts

Pavarësisht se dështoi në matjet zyrtare, Florian Marku: Nesër vjen titulli i parë për mua, kam ëndërruar shumë për këtë moment

Pavarësisht se dështoi në matjet e para zyrtare të bëra sot, Florian Marku ka thënë…

56 mins ago

Helikopterët e ushtrisë serbe fluturuan pranë kufirit me Kosovën, eksperti i sigurisë e konsideron tentim agresioni

Tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke fluturuar në territorin…

58 mins ago

Ministri Mehaj: Ndihuni të sigurt sepse bashkë me aleatët tanë jemi për ju gjithmonë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka përmendur të arriturat e ministrisë që ai drejton në…

1 hour ago

Adrola Dushi shfaqet sensuale me foto nga ashensori

Adrola Dushi postoi një fotografi të re. Ajo erdhi me një pozë të bukur nga…

1 hour ago

Me Oltin u kap keq/ Lindita është dashuruar dhe flet për vjehrrën: Me të bëj thashetheme, më vinë dhe meshkuj në sallon…

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për thashethemet dhe raportin e shqiptarëve…

1 hour ago

Lajm shumë i mirë! Shqiptarët do udhëtojnë pa viza në një nga shtetet më të pasura të botës

Të gjithë shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në Arabinë Saudite. Në mbledhjen e sotme…

4 hours ago