Categories: LAJME

SHBA Ultimatum I Prerë Drejtuar Bullgarisë: Keni 40 Ditë Kohë Për Të Hequr Veton Për Tiranën dhe Shkupin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur ultimatum Bullgarisë që deri në fund të vitit duhet të zgjidhë çështjen e vetos që ka vendosur për negociatat e anëtarësimit për Shkupin, që penalizon edhe Tiranën.

“Bullgaria duhet të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit” thuhet në letrën që dy anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, William Keating dhe Claudia Tenny nga republikanët i kanë dërguar ambasadorit bullgar në Washington Tihomir Stoychev. Keating është gjithashtu kryetar i nënkomitetit përgjegjës për rajonin.

Lajmi për letrën e SHBA-së për Bullgarinë

Dy anëtarët e Dhomës paralajmërojnë se vonesa në anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE do të lejojë ndikime anti-evropiane në rajon, veçanërisht nga Rusia dhe Kina. “Pranimi i të dy vendeve është kritik për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor” thuhej në letër.

“Tre vendet e Ballkanit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, janë anëtarësuar me sukses në NATO. Për këto arsye, anëtarët e Kongresit në të dy anët e sallës kanë shprehur mbështetjen e tyre të fortë për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e Kongresit theksuan se megjithëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, “mbetet një mosmarrëveshje midis vendit tuaj dhe Maqedonisë së Veriut që po e pengon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë negociatat.

Ambasador Stojçev, ngadalësimi i vazhdueshëm i progresit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, ka vënë në dyshim angazhimet e liderëve perëndimorë, duke i hapur derën ndikimit politik anti-evropian në rajon, veçanërisht nga Kina dhe Rusia. Ne besojmë se anëtarësimi eventual i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është thelbësor për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe për të gjithë komunitetin transatlantik.

Kjo është arsyeja pse ne po ju shkruajmë sot për t’ju bërë thirrje që të arrini një zgjidhje përfundimtare për këtë mosmarrëveshje dypalëshe, e cila do t’i lejojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të fillojnë negociatat e tyre për anëtarësim në BE përpara përfundimit të vitit.

Shpresojmë që të lini mënjanë mosmarrëveshjet tuaja dhe të mbështesni integrimin e plotë politik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian” mbyllet letra.

Në deklaratën e parë për mediat pasi dje u rizgjodh president, Rumen Radev konfirmoi edhe njëherë qëndrimin që nuk duhet të ketë asnjë lëshim ndaj Maqedonisë, gjë që penalizon edhe Tiranën për negociatat.

“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë prapa kufirit” tha ai. Por tashmë që në lojë është futur SHBA, gjërat nuk janë më njëlloj.

admin

Recent Posts

”Kanë qenë të lidhur jashtë këta apo janë zënë?”/ Donaldi ia thotë troç Einxhelit: Do të flasim për atë që kemi pasur jashtë

Gjatë kësaj jave, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj kanë pasur p ërplasje të forta mes…

9 hours ago

Monika Lubonja Zvishet e tëra për të shijuar masazhin në Big Brother VIP (VIDEO)

Në shtëpinë e Big Brother VIP, ngjarjet po bëhen gjithmonë e më interesante. Mbrëmjen e…

9 hours ago

Adriana Matoshi: Kur jam njoftuar me Keithin, kam thënë me vete ‘pse vajza ime nuk e ka një fat si ky, që të ketë dikë të tillë në krahë’

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Goca…

9 hours ago

Gjenerali serb kërcënonKosovën: Nëse FSK kalon pa pëlqimin e KFOR-it në veri dijeni mirë që ne do të…

Krye-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë gjenerali Milan Mojsiloviç ka deklaruar se…

9 hours ago

Eskalon Kimete Berisha: Albin Kurti është indirekt Rankoviqi i ditëve tona

Analistja Kimete Berisha ka shpërthyer në akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, ajo me anë…

9 hours ago

Ish-komandanti i UÇK: Isa Mustafa e Halil Bicaj nuk i lejuan ushtarët me uniformë të UÇK në varrimin e Ahmet Krasniqit

Hafir Hoxha, ish Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një shkrimi të gjatë në…

10 hours ago