Categories: LAJME

Reuters raporton për Specialen: Thaçi, hero kombëtar i përkrahur nga ShBA-ja, akuzohet për rreth 100 v’rasje

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka raportuar të mërkurën për fillimin e gjykimit të parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke paraqitur kryesisht të dhëna për krijimin e kësaj gjykate dhe për të akuzuarit.

Gjykimi i parë u hap të mërkurën në një gjykatë speciale që po merret me k’rimet e viteve 1998-1999 në konfliktin e Kosovës, shkruan Reuters.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan në vitin 2015 për t’i trajtuar k’rimet që nuk janë gjykuar nga Tribunali Ndërkombëtar i K’rimeve për Ish-Jugosllavinë i Kombeve të Bashkuara, i cili ndoqi penalisht individë për k’rime gjatë luftërave të Ballkanit në vitet e nëntëdhjeta dhe u mbyll më 2017.

Tribunali ndodhet në Hagë dhe përbëhet nga gjykatës e avokatë ndërkombëtarë, por formalisht është gjykatë e Kosovës e përfshirë në ligjet e Kosovës e jo gjykatë ndërkombëtare si Tribunali Ndërkombëtar i K’rimeve për Ish-Jugosllavinë.

Rasti i parë është kundër Salih Mustafës, 50 vjeç, ish-komandant pro pavarësisë, i cili të mërkurën u deklarua i pafajshëm për k’rime lufte. Ai ngarkohet me akuzat për v’rasje, menaxhim të një burgi ku të burgosurit ishin përballur me rrahje të përditshme dhe torturim. Prokurorët thanë se v’iktimat ishin shqiptarët, të cilët nuk ishin pajtuar politikisht me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë ngritur padi ndaj tetë të dyshuarve. Të gjithë janë në ndalim në një qytezë bregdetare holandeze, Scheveningen. Në mesin e tyre është ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqje nga posti vitin e kaluar dhe u dorëzua për t’u përballur me k’rime lufte dhe k’rime kundër njerëzimit.

Prokurorët e mbajnë Thaçin përgjegjës për rreth 100 v’rasje të civilëve gjatë luftës, kur ai ishte komandant i UÇK-së që i luftoi policinë e ushtrinë serbe.

Thaçi, hero kombëtar i përkrahur nga ShBA-ja, iu fut karrierës politike pasi e udhëhoqi betejën e UÇK-së kundër forcave që ishin nën urdhrin e Millosheviqit. Ai ka qenë figurë mbizotëruese politike në vend që nga shpallja e pavarësisë para 13 vjetësh.

Së paku 13.000 njerëz vdiqën gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, që atëherë ishte provincë e Serbisë nën pushtetin e presidentit të ndjerë jugosllav, Sllobodan Millosheviq./Përktheu: Nasuf Abdyli

admin

Recent Posts

Pavarësisht se dështoi në matjet zyrtare, Florian Marku: Nesër vjen titulli i parë për mua, kam ëndërruar shumë për këtë moment

Pavarësisht se dështoi në matjet e para zyrtare të bëra sot, Florian Marku ka thënë…

1 hour ago

Helikopterët e ushtrisë serbe fluturuan pranë kufirit me Kosovën, eksperti i sigurisë e konsideron tentim agresioni

Tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke fluturuar në territorin…

1 hour ago

Ministri Mehaj: Ndihuni të sigurt sepse bashkë me aleatët tanë jemi për ju gjithmonë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka përmendur të arriturat e ministrisë që ai drejton në…

1 hour ago

Adrola Dushi shfaqet sensuale me foto nga ashensori

Adrola Dushi postoi një fotografi të re. Ajo erdhi me një pozë të bukur nga…

1 hour ago

Me Oltin u kap keq/ Lindita është dashuruar dhe flet për vjehrrën: Me të bëj thashetheme, më vinë dhe meshkuj në sallon…

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për thashethemet dhe raportin e shqiptarëve…

2 hours ago

Lajm shumë i mirë! Shqiptarët do udhëtojnë pa viza në një nga shtetet më të pasura të botës

Të gjithë shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në Arabinë Saudite. Në mbledhjen e sotme…

4 hours ago