Categories: LAJME

Publikohet momenti kur Ronaldo goditi me top në kokë dhe rrezoi punëtoren e sigurimit të stadiumit

Cristiano Ronaldo pati një ‘ekses’ para ndeshjes së djeshme (e martë) të Manchester Unitedit ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve.Manchester Unitedi nuk e nisi mirë fushatën e sezonit 2021/22 në Ligën e Kampionëve, pasi u mposht 2-1 nga Young Boys në kuadër të Grupit F.

Djajtë e Kuq faktikisht e nisen mirë duke kaluar në epërsi me Ronaldon (13’), por Aaron Wan-Bissaka i la me një lojtar më pak nga minuta e 35-të dhe Unitedi pranoi dy gola në pjesën e dytë për ta humbur ndeshjen.

Përveç kësaj, Ronaldo e pati edhe një ‘ekses’ të vogël para ndeshjes, apo më saktë gjatë ngrohjes para fillimit të takimit.

Ronaldo goditi një top nga distanca, top i cili goditi në kokë një punëtore të sigurimit të stadiumit dhe e rrezoi në tokë.

Portugezi u tregua i kujdesshëm duke shkuar në tribuna dhe për ta shikuar a është gjithçka në rregull, ndërsa më vonë ia dhuroi edhe fanellën.

Tashmë në rrjetet sociale është publikuar edhe video momentin ku shihet Ronaldon teksa e godet direkt në kokë punëtoren e sigurimit.

admin

Recent Posts

Pavarësisht se dështoi në matjet zyrtare, Florian Marku: Nesër vjen titulli i parë për mua, kam ëndërruar shumë për këtë moment

Pavarësisht se dështoi në matjet e para zyrtare të bëra sot, Florian Marku ka thënë…

24 mins ago

Helikopterët e ushtrisë serbe fluturuan pranë kufirit me Kosovën, eksperti i sigurisë e konsideron tentim agresioni

Tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke fluturuar në territorin…

27 mins ago

Ministri Mehaj: Ndihuni të sigurt sepse bashkë me aleatët tanë jemi për ju gjithmonë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka përmendur të arriturat e ministrisë që ai drejton në…

29 mins ago

Adrola Dushi shfaqet sensuale me foto nga ashensori

Adrola Dushi postoi një fotografi të re. Ajo erdhi me një pozë të bukur nga…

30 mins ago

Me Oltin u kap keq/ Lindita është dashuruar dhe flet për vjehrrën: Me të bëj thashetheme, më vinë dhe meshkuj në sallon…

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për thashethemet dhe raportin e shqiptarëve…

35 mins ago

Lajm shumë i mirë! Shqiptarët do udhëtojnë pa viza në një nga shtetet më të pasura të botës

Të gjithë shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në Arabinë Saudite. Në mbledhjen e sotme…

3 hours ago