Categories: LAJME

Profesori Edward Joseph “Çon Peshë” Gjithë Botën Me Deklaratën E Fundit:Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është Serbia SEPSE..

Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qasjen e tij ndaj krizës në veri të Kosovës, ka treguar se Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës.

Ndërsa duke komentuar marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për targat e përkohshme, e cila u arrit pas te nsioneve disaditore Joseph ka thënë se me këtë marrëveshje, dy palët – me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak – kanë gjetur rrugëdalje nga ngërçi, por është zbuluar edhe një problem më i gjerë.

“Së pari, me sa kam kuptuar, marrëveshja parashikon reciprocitet midis Serbisë dhe Kosovës. Në vend që vetëm Kosova t’i ndërrojë targat, tani të dyja palët do të vendosin letra ngjitëse. Ky është reciprocitet. Kosova do t’i largojë njësitë speciale të policisë, por ato nuk janë më të nevojshme, tani kur serbët i kanë pranuar aranzhimet e reja”.

“Kjo është një zgjidhje më e shpejtë, por i njëjti rezultat përfundimtar si në vitin 2011, kur Kosova ka dërguar gjithashtu njësi speciale të policisë [në veri]”.

“Në të dyja rastet, kjo ka bërë që Serbia të pranojë status-quo të re në kufi”.

“Së dyti, [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq ka bërë një nga gabimet e tij më të mëdha, duke ekzagjeruar përdorimin teatral të tankeve dhe duke sjellë ambasadorin rus [në bazën ushtarake të Rudnicës, në Serbi]”.

“Në të gjithë Evropën, njerëzit mund ta shohin fotografinë – edhe nëse nuk dinë shumë për Ballkanin – e një ambasadori rus pranë oficerëve të lartë ushtarakë serbë”.

“Në këtë mënyrë, Vuçiq ka treguar se, nën udhëheqjen e tij, Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës”.

“Problemi është se Perëndimi ende pretendon se situata është ndryshe”.

“Hidhini një sy deklaratave të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në takim me Vuçiqin të enjten, duke i vlerësuar hapat që po i ndërmerr ai për serbët, reformat dhe sun dimin e ligjit.

Ju e dini më mirë se unë nëse hapat e ndërmarrë nga regjimi i Vuçiqit, në drejtim të reformave dhe sun dimit të ligjit, janë të denjë për lavdërim”.

“Ky është një shembull tjetër i legjitimimit të atij regjimi. Vuçiq e ka përdorur këtë, ka shkruar në Twitter për vizitën historike të von der Leyenit dhe lavdërimet e saj”.

Ndërsa në pyetjen nëse “mosmarrëveshja për targat e përkohshme të makinave është vetëm maja e ajsbergut përkatësisht rreth asaj nëse ka diçka në sfondin e saj, ai ka thënë se kësaj radhe kemi pasur një situatë të te nsionuar, me tanke dhe automjete të blinduara të vendosura në kufirin me Kosovën dhe policinë speciale në anën tjetër.

“Në fillim të shtatorit, grupet pro-malazeze dhe ato serbe janë përplasur në kryeqytetin tradicional të Malit të Zi, Cetinë.

Situata po përkeqësohet edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku përfaqësuesit serbë janë larguar nga institucionet, për shkak të vendimit të ish-përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar për dënimin e mohuesve të gjenocidit.

Ka gjithashtu te nsione midis Kroacisë dhe Serbisë. Alarm ka shkaktuar edhe i ashtuquajturi non-paper slloven, në të cilin është propozuar ndarja e Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. Nga kjo mund të nxirret një përfundim i qartë se në rajon nuk ka besim në strategjinë e Perëndimit”.

“Pra, ajo që po ndodh në veri të Kosovës është vetëm një simptomë dhe ne, në fund, duhet të përballemi në thelb me situatën në Ballkan dhe të arrijmë te një zgjidhje.

Situata aktuale është serioze, është pjesë e tendencës përkeqësuese dhe duhet të qetësohet. Sidoqoftë, problemi më i gjerë duhet të trajtohet seriozisht dhe iluzioni të eliminohet”, ka thënë tutje Edward Joseph.

admin

Recent Posts

Kunata e Leartës shfaqet e veshur me komplete, mahnitë me pamjen

Neca Tërnava është një emër tani shumë i njohur për publikun. U bë e njohur…

2 hours ago

Nuk e ka muajin që kur u bë nënë për herë të dytë, Belkiz reklamon të pasmet rrugëve të Gjermanisë

Milot Rashica dhe Belkiz Kera, tashmë janë bërë prindër për herë të dytë. Çifti i…

2 hours ago

Njihuni me kandidaten më të votuar të të gjitha partive për Asamblenë e Fushë Kosovës

Pas zgjedhjeve lokale gjysma e komunave shkon në balotazh, e mes tyre edhe komuna e…

2 hours ago

S’ kisha me besua se një Drenicë ka me iu gëzua humbjes së djalit t’Hamëz Jasharit

Edhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar pas humbjes së Bekim Jasharit në Skenderaj.…

2 hours ago

LAJMI FUNDIT:Tërmkolli parashikon zgjedhje të reja nacionale nëse VV-ja humb balotazhin në…

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka parashikuar zgjedhje të reja nacionale në…

2 hours ago

Kryediplomati kroat: Incidentet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi janë shqetësim serioz, situata në Ballkan po përkeqësohet

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman vlerëson se situata në Ballkanin Perëndimor po përkeqësohet…

2 hours ago