Rusia është duke përfshirë në formacionet e saj ushtarake, luftëtarë mercenarë të ardhur nga Siria, Serbia dhe Nagorno-Karabaku, për të pushtuar kështu plotësisht Ukrainën.
Mediat italiane shkruajnë se kjo deklaratë është bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Kujtojmë se luftimet janë në ditën e 18-ë të saj.
Ato kanë qenë mjaft të ashpra, ku deri më tani janë shënuar mijëra të vrarë dhe shumë dëme materiale. Qytetarët po mundohen të largohen nga Ukraina dhe të shpëtojnë veten.
Ata po përdorin korridoret humanitare për t’u vendosur më pas në Poloni, Hungari apo vendet e tjera që janë në kufi me Ukrainën. Në deklaratat e fundit që vijnë nga zyrtarët ukrainas, ata janë të shqetësuar se mos Rusia, zhvillon sulme me armë kimike. Për këtë ka ardhur dhe një paralajmërim nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se nëse Moska ndërmerr një hap të tillë do të ketë një reagim të ashpër.
The latest PAMCo results show "Gazeta e Pavarur" is the most read quality news publisher…
E FUNDIT!!/SHIKONI MOMENTIN KUR ZIHET ROB KOMANDANTI I BATALIONIT TE TANKEVE RUSE Komandanti i batalionit…
Shkruan: Teuta Fazliu Edhe unë v iktima e rradhës për pasivizimin e adresës në komunën…
Një video e mercenarëve nga Siria që mbajnë në duar shenjën “Z”, që dominon nëpër…
Të gjiha motrat Mustafa në çdo kohë janë qendër e medieve rozë. Duke u dalluar…
Semi Jaupaj është këngëtarja e talentuar nga Shqipëria që për vite me rradhë është dëshmuar…