Categories: LAJME

Në gjykimin kundër Salih Mustafës dëshmitari “nëse një serb e ka pasur një arsye të vdiste në Kosovë, një ushtar i UÇK-së i ka pasur 100 arsye”

Në gjykimin ndaj Sali Mustafës i akuzuar për krime lufte po dëgjohet dëshmitari Fatmir Sopi. Dëshmitari Fatmir Sopi, në kohën e luftës ka qenë komandant për mbrojtjen civile, zëvendës komandant dhe komandant i brigadës 153 në zonën e Llapit përkatësisht Gollakut.Ndërsa ish-komandanti i njësitit ‘BIA’ UÇK-së Sali Mustafa, seancën po e ndjek përmes video-linkut.Dëshmitari Fatmir Sopi, në seancën e sotme deklaroi se ai i ishte bashkuar UÇK-së si organizator i saj që nga fillimet e saj në mars të vitit 1998, në regjionin e Llapit-Gollakut.

“Në fillimet e saj të para në 1998-ën unë i jam bashkuar UÇK-së në vendlindjen time, unë kam kryer detyrën e organizatorit të UÇK-së në regjionin e Gollakut”, tha Sopi.Gjatë seancës së sotme dëshmitari Fatmir Sopi deklaroi se përpos ‘Brigadës 153’ kishte dhe njësi të tjera që vepronin në Zonën e Gollakut.“Nuk e di si mund ta quaj, por organizimet e para për regjionin e Karadakut kanë fillu në Gollak”, tha ai.Sipas dëshmitarit Fatmir Sopi ‘Brigada 153’ ishte formuar pas përfundimit të organizimit dhe përgatitjeve të duhura që ta përfaqësonin brigadën.

Ndër të tjera dëshmitari Sopi tha se “zyrtarisht ‘Brigada 153’ ishte themeluar në shtëpinë time në fshatin Mramor”.Tutje dëshmitari Sopi tha se Brigadën 153 e kishte inauguruar nënkomandanti Kadri Kastrati me urdhrin e komandantit Sadri Mustafa.“Në shkurt të vitit 1999 në shtëpinë time që shërbente si shtab erdhi përfaqësuesi i Zonës Operative të Llapit dhe nënkomandanti Kadri Kastrati, i cili bëri inaugurimin e brigadës sigurisht me urdhrin e komandant Sadri Mustafa”, tha ai.Dëshmitari Sopi tha se ditën e themelimit të Brigadës 153 të pranishëm ishin edhe Rrahman Dini, Sejdi Veseli, por nuk i kujtohet nëse ishte edhe dikush tjetër.

Sipas dëshmitarit Sopi, ditën e themelimit të Brigadës 153 zëvendëskomandant i kësaj brigade ishte emëruar Sejdi Veseli.Ndërsa më vonë komandant i kësaj brigade ishte emëruar Adem Shehu, i cili ishte nga Tirana dhe kishte njohuri ushtarake, shtoi dëshmitari Sopi.Dëshmitari Sopi në pyetjet e prokurorit të specializuar Cesare Mihalchuk tregoi se fillimisht ishte caktuar komandant i mbrojtjes civile në zonën e Gollakut e pas ofensivës së 18 prillit ishte emëruar zëvendës komandant i brigadës, ndërsa ish zëvendës komandanti Sejdi Veseli ishte emëruar shef i brigadës.Dëshmitari Fatmir sopi, sot foli edhe rreth Rrahman Dinit, i cili ishte anëtar i shtabit të Brigadës 153, i cili nuk kishte ndonjë detyrë specifike të caktuar pasi i njëjti kishte probleme shëndetësore të zemrës dhe frymëmarrjes.

Tutje dëshmitari Sopi tha se së bashku me Rrahman Dinin ishin të burgosur politik për 4-5 vite ku edhe ishin torturuar shumë.Në seancën e sotme dëshmitari Sopi më së shumti u pyet rreth Brigadës 153, përbërjes së saj dhe veprimtarisë.
E për sqarime dëshmitari Sopi tha se për qëllime taktike-ushtarake shtabi i një brigade duhet të lëviz shpesh për të mos qenë cak i sulmit nga armiku e edhe shtabi(baza) e Brigadës 153 kishte ndërruar 3 herë lokacione.Sipas dëshmitarit Sopi shtabi i Brigadës 153 për 2 muaj ishte shtëpia e tij në fshatin Mramor, për 2 muajt e tjerë shtab ishte shtëpia e axhës së tij, pastaj në shtëpitë e disa fqinjëve të tjerë, ndërsa pas ofensivës së 18 prillit shtabi ka qenë në shtëpinë e Shaban Gashit në Zllash.

“Brigada mbulonte pothuajse të gjitha fshatrat e Malësisë së Gollakut, Rimanishtë, Koliq, Nishevc, Prapashticë, Grashticë, Dabishevc, Mramor, Marevc, afërsisht këto fshatra”, tha dëshmitari Sopi.

Tutje dëshmitari Sopi sqaroi për gjykatën në Hagë edhe domethënien e shkurtesës së emrit ‘BIA’.“BIA” ose Skifterat, përmban shkronjat e para të tre heronjve Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani, ky emër është marrë në shenjë nderimi të atyre heronjve”, tha Fatmir Sopi.

BIA gjendej në lartësinë më të madhe në Zllash në verilindje të fshatit vazhdoi tutje dëshmitari Sopi.Dëshmitari Sopi tha se “distanca nga shtëpia e tij deri tek njësiti ‘BIA’ ishte 3 km dhe në këmbë shkonte për 20-30 min”.Dëshmitarit nga prokurori Mihalchuck iu prezantuan dy fotografi. Për fotografinë e parë ai deklaroi se është shkolla “Avni Rrustemi” e fshatit Zllash.Ndërsa për fotografinë e dytë tha se është pjesë e kompleksit të njësitit BIA, por nuk e dinte se në cilën pjesë rrinin ushtarët.

Dëshmitari Fatmir Sopi tha se komandanti i Njësitit ‘BIA’ ishte Salih Mustafa me nofkën ‘Cali’.Ndërsa për rolin dhe veprimin e njësitit ‘BIA’ ai tha se kishte për qëllim çlirimin e vendit nga armiku.“Njësiti BIA kishte rol si të gjitha njësitet e Kosovës, çlirimin e vendit nga pushtuesi serb”, tha tutje dëshmitari Sopi.“Rolin specifik më së miri e shpjegon vet përfaqësuesi i BIA-së, ndërsa unë sa e kam kuptua ka qenë si të gjitha njësitit tjera në Kosovë”, tha Sopi.

Po ashtu dëshmitari Fatmir Sopi, në seancën e sotme foli edhe për 2 ofensivat që kishin ndodhur në zonën e Gollakut në prill të vitit 1999.“Me 7 prill 1999 në Prapashticë ka qenë ofensiva e parë, ku kam qenë pjesë edhe unë dhe komandanti i brigadës Adem Shehu deri më 18 prill 1999, ofensiva ka filluar në fshatrat e Gollakut”, tha ai.“Ndërsa me 18 prill kur ka filluar ofensiva e përgjithshme që ka zgjatur 4 ditë dhe në mesin tonë ka pasur shumë humbje, serbët kanë sulmuar në të gjitha anët ku serbët nuk kanë kursyer as gra e fëmijë, ka pasur familje që janë garantuar dhe djegur për së gjalli”, deklaroi dëshmitari Fatmir Sopi.Po ashtu dëshmitari Sopi tha se “Forcat serbe në momentin që kanë pësuar humbje nga ne, menjëherë janë hakmarrë ndaj popullatës civile duke masakruar gra, fëmijë e pleq”.

Ndërsa në fund të përgjigjes së pyetjeve të prokurorit të Specializuar dëshmitari Sopi tha se “Nëse një ushtar serb ka pasur një arsye të vdiste në Kosovë, një ushtar i UÇK-së i ka pasur 100 arsye, sepse ata kanë luftuar për pushtimin e Kosovës ndërsa në për çlirimin e vendit”.

admin

Recent Posts

New data shows Gazeta e Pavarur is the top quality and most trusted newspaper in Balkan

The latest PAMCo results show "Gazeta e Pavarur" is the most read quality news publisher…

4 months ago

SHIKONI MOMENTIN KUR ZIHET ROB KOMANDANTI I BATALIONIT TE TANKEVE RUSE

E FUNDIT!!/SHIKONI MOMENTIN KUR ZIHET ROB KOMANDANTI I BATALIONIT TE TANKEVE RUSE Komandanti i batalionit…

5 months ago

Punon për Kosovën dhe është e martuar me kosovar, Ja çka i ndodh nga serbia!

Shkruan: Teuta Fazliu Edhe unë v iktima e rradhës për pasivizimin e adresës në komunën…

5 months ago

Edhe nje Shtet i ndihmon Putinit/Rusia i përgatit për luftë në Ukrainë mercenarët nga shteti i njohur i…

Një video e mercenarëve nga Siria që mbajnë në duar shenjën “Z”, që dominon nëpër…

5 months ago

Sa bukur është rregulluar Sahidja

Të gjiha motrat Mustafa në çdo kohë janë qendër e medieve rozë. Duke u dalluar…

5 months ago

Ja çfarë skenash bënë Semi në banjo

Semi Jaupaj është këngëtarja e talentuar nga Shqipëria që për vite me rradhë është dëshmuar…

5 months ago