Categories: LAJME

Ndodh E Papritura, Albin Kurti Habit Të Gjithë Me Atë Që Tha Për Shkëmbimin E Territoreve

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Al Jazeera ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe për mënyrën se si dëshiron të zgjidhë pr obl emin me të.

Ai tha se shkëmbimi i territoreve ka vdekur si projekt, por se ideja është e gjallë në Beogradin zyrtar, përkundër se vetë nuk do ta pranonte asnjëherë.

“Shkëmbimi i territoreve nuk është as zgjidhje. Do t’i bënte gjërat më keq. Unë dua zgjidhje demokratike, zgjidhje paqësore dhe shkëmbimi i territoreve është rrugë që na çon në ko nfliktet e të 90-ve dhe që nuk do të mbetej ko nflikt veç në mes Kosovës dhe Serbisë, por do shpërndahej edhe në Ballkanin Perëndimor.

Unë s’e pëlqej këtë mënyrë të të bërit politikë ku presidentët apo kryeministrat mendojnë se janë monarkë të mesjetës dhe që territorin e shtetit e konsiderojnë si pronë private dhe shtetin si shtëpinë e tyre.

Kështu që unë e kundërshtoj këtë model që i bën gjërat më keq se që janë.

Projekti për shkëmbime territoresh përfundimisht ka dështuar, por ideja s’ka vdekur dhe është shumë e gjallë në Beograd, sepse të gjithë vendet fqinje të Beogradit si Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut që nuk janë të integruara në BE, fatkeqësisht Beogradi i konsideron shtete të përkohshme dhe duke imituar federatën ruse dëshiron t’i forcojë faktorët e vet në shtete fqinje si parashtete satelite në mënyrë që t’i bëjë fqinjët e vet jofunksionalë, por kjo s’ka gjasa të ndodhë me Republikën e Kosovës.

Pavarësia e Kosovës qëndron dhe ne do të forcohemi si shtet me institucione funksionale, duke dalë nga krizat ekonomike dhe duke shkuar drejt Perëndimit, një gjë që s’e vëmë kurrë në pikëpyetje, si dhe ne aspirojmë të bashkohemi në NATO dhe BE”, deklaroi Kurti.

Kurti ka thënë se integrimi i serbëve të Kosovës do të ndodhë përmes ekonomisë derisa përmendi Beogradin si pengesë për këtë qëllim meqë, sipas tij, po i përdor ata për synimet e tij hegjemoniste.

admin

Recent Posts

Kunata e Leartës shfaqet e veshur me komplete, mahnitë me pamjen

Neca Tërnava është një emër tani shumë i njohur për publikun. U bë e njohur…

3 hours ago

Nuk e ka muajin që kur u bë nënë për herë të dytë, Belkiz reklamon të pasmet rrugëve të Gjermanisë

Milot Rashica dhe Belkiz Kera, tashmë janë bërë prindër për herë të dytë. Çifti i…

3 hours ago

Njihuni me kandidaten më të votuar të të gjitha partive për Asamblenë e Fushë Kosovës

Pas zgjedhjeve lokale gjysma e komunave shkon në balotazh, e mes tyre edhe komuna e…

3 hours ago

S’ kisha me besua se një Drenicë ka me iu gëzua humbjes së djalit t’Hamëz Jasharit

Edhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar pas humbjes së Bekim Jasharit në Skenderaj.…

3 hours ago

LAJMI FUNDIT:Tërmkolli parashikon zgjedhje të reja nacionale nëse VV-ja humb balotazhin në…

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka parashikuar zgjedhje të reja nacionale në…

3 hours ago

Kryediplomati kroat: Incidentet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi janë shqetësim serioz, situata në Ballkan po përkeqësohet

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman vlerëson se situata në Ballkanin Perëndimor po përkeqësohet…

4 hours ago