Categories: LAJME

Lajm i mirë jepet/ Mund të jetë arritur një marrëveshje, dalin detajet se çfarë mund të ketë ndodhur

Kanë ardhur sinjale pozitive nga delegacioni i Ukrainës dhe ai rus lidhur me bisdedimet që tani po zhvillohen virtualisht.

Leonid Slutsky, anëtar i delegacionit rus për bisedimet Ukrainë-Rusi, tha se është bërë “progres i rëndësishëm” në bisedimet me delegacionin ukrainas, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, shkruan CNN.

“Nëse krahasojmë pozicionet e Rusisë dhe Ukrainës në negociatat në fillim dhe tani, mund të shohim përparim të rëndësishëm”, tha Slutsky. “Unë pres që progresi mund të rritet në një pozicion të unifikuar të të dy delegacioneve dhe në një dokument për nënshkrim”, tha ai.

Delegatët nga të dyja palët e bisedimeve të paqes kanë tingëlluar pozitivisht, përpara negociatave që do të vazhdojnë ditëve të ardhshme, raporton The Guardian.

Neg ociatori ukrainas dhe këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak tha se bisedimet janë bërë më konstruktive.

“Ne nuk do të pranojmë në parim asnjë pozicion. Rusia tani e kupton këtë. Rusia tashmë ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive. Mendoj se do të arrijmë disa rezultate brenda disa ditësh”, tha ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Kjo vjen pasi presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz folën në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin, për të cilin thanë se nuk tregoi gatishmëri për t’i dhënë fund luftës.

admin

Recent Posts

New data shows Gazeta e Pavarur is the top quality and most trusted newspaper in Balkan

The latest PAMCo results show "Gazeta e Pavarur" is the most read quality news publisher…

3 months ago

SHIKONI MOMENTIN KUR ZIHET ROB KOMANDANTI I BATALIONIT TE TANKEVE RUSE

E FUNDIT!!/SHIKONI MOMENTIN KUR ZIHET ROB KOMANDANTI I BATALIONIT TE TANKEVE RUSE Komandanti i batalionit…

3 months ago

Punon për Kosovën dhe është e martuar me kosovar, Ja çka i ndodh nga serbia!

Shkruan: Teuta Fazliu Edhe unë v iktima e rradhës për pasivizimin e adresës në komunën…

4 months ago

Edhe nje Shtet i ndihmon Putinit/Rusia i përgatit për luftë në Ukrainë mercenarët nga shteti i njohur i…

Një video e mercenarëve nga Siria që mbajnë në duar shenjën “Z”, që dominon nëpër…

4 months ago

Sa bukur është rregulluar Sahidja

Të gjiha motrat Mustafa në çdo kohë janë qendër e medieve rozë. Duke u dalluar…

4 months ago

Ja çfarë skenash bënë Semi në banjo

Semi Jaupaj është këngëtarja e talentuar nga Shqipëria që për vite me rradhë është dëshmuar…

4 months ago