Categories: LAJME

Kryediplomati kroat: Incidentet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi janë shqetësim serioz, situata në Ballkan po përkeqësohet

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman vlerëson se situata në Ballkanin Perëndimor po përkeqësohet dhe njofton për një “përgjigje të detajuar” nga BE-ja për këtë.

“Incidentet e fundit në Malin e Zi dhe në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë janë shkak për shqetësim serioz. Situata në Ballkanin Perëndimor po përkeqësohet”, tha Grlić Radman.

Ai theksoi se situata po përkeqësohet edhe në Bosnjë e Hercegovinë, ku në vend që të arrihej një konsensus mbi reformën zgjedhore, pati një “përshkallëzim në skenën e brendshme politike dhe paralizë të institucioneve”.

Duke ardhur në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE -së, kreu i diplomacisë kroate njoftoi se Këshilli duhet të japë një “përgjigje të detajuar” për situatën në Ballkanin Perëndimor deri në takimin e ardhshëm në nëntor.

Në takimin e sotëm të Këshillit të BE-së, Përfaqësuesi i Lartë, Joseph Borrell do t’i informojë ministrat mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të miratojnë përfundimet në një takim në Luksemburg sot mbi BeH dhe Operacionin Altea të BE-së, i cili mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

admin

Recent Posts

Vjen Paralajmerimi I Frikshem Për Albin Kurtin!! “Qeveria Në hije” Do Të Krijohet Menjëherë Pas Festave Të Fundvitit

Zyrtari i PDK-së Betim Gjoshi ka folur për formimin e kabinetit të “Qeverisë në hije”…

4 hours ago

Analisti Politik Nga Serbia Që Po Trazon Gjithë Serbët: Albin Kurti Eshtë Kryeministri Më I Pastër Përballë Serbisë

Analisti politik nga Serbia, Branko Radun ka komentuar zhvillimet politike Kosovë-Serbi. Ai gjatë analizës së…

4 hours ago

Serbet Po Plasin!! Përkrahësi I Aksionit Policor Në Veri Bëhet Njeriu Kryesor Në Austri

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Karl Nehammer, nga sot bëhet kryetari i Partisë…

4 hours ago

Urime Kosovë! Austria Ofron Ndihmën E Madhe Për Vendin Tonë Që Po Cmend Serbët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është mirëpritur në rezidencën e Kancelarisë Federale të Austrisë nga…

4 hours ago

Kryeministri Johnson “Çon Peshë” Gjithë Europën Me Deklaratën: Kosova Po Përjeton Kërcënimin Më Të Madh Prej Të 90-ave

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka vlerësuar se gjendja në Ballkanin Perëndimor është në kulmin e…

4 hours ago

SHBA Ultimatum I Prerë Drejtuar Bullgarisë: Keni 40 Ditë Kohë Për Të Hequr Veton Për Tiranën dhe Shkupin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur ultimatum Bullgarisë që deri në fund të…

4 hours ago