Categories: LAJME

Kancelari Szholz i jep “shuplakë” Be-se: Para Ukrainës, në rend dite është anëtarësimi i Kosoves dhe vendeve të Ballkanit

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një intervistë televizive paraqiti në mënyrë të detajuar pozicionet e tij ndaj luftës në Ukrainë.

Në intervistën për kanalin e dytë publik të gjermanisë ZDF me gazetaren Maybrit Illner, kancelari Olaf Scholz kërkoi armëpushim në luftën e Ukrainës dhe njëkohësisht theksoi, se “nuk duhet të ketë konfrontim direkt të NATO-s me Rusinë”. Kjo mund “të sillte një përshkallëzim dramatik të kësaj situate të vështirë në Ukrainë duke bartur gjithashtu rreziqe të mëdha”, tërhoqi vëmendjen Scholz.

“Ndaj tani nuk do të ketë vendime, që mund të çojnë në pjesëmarrje ushtarake të shteteve të NATO-s në këtë konflikt.”
Scholz e mbrojti vendimin e qeverisë gjermane për furnizimet me armë artilerie si dhe me raketa tokë-ajër në Ukrainë. Ata që sulmohen duke qenë të pafajshëm, nuk “duhen lënë vetëm”, theksoi kancelari. Gjermania e ka “ndjekur me konsekuencë për shumë vite” politikën e saj për të mos furnizuar armë në zona lufte dhe këtë politikë do të vazhdojë ta ndjekë edhe më tej. Por pas s ulmit ndaj Ukrainës do të ishte gabim, që të vazhdohej kjo politikë në këtë situatë”, tha kreu i qeverisë gjermane.

Scholz iu drejtua ish-kancelarit Gerhard Schröder me kërkesën që të heqë dorë nga angazhimet e tij në bordet e firmave ruse të energjisë. “Unë mendoj, që nuk është e drejtë, që Gerhard Schröder i pranon këto poste”, tha socialdemokrati Scholz. Ai tha, se për të është “shumë e rëndësishme”, që ish-kancelari socialdemokrat të tërhiqet nga këto poste.

admin

Recent Posts

New data shows Gazeta e Pavarur is the top quality and most trusted newspaper in Balkan

The latest PAMCo results show "Gazeta e Pavarur" is the most read quality news publisher…

4 months ago

SHIKONI MOMENTIN KUR ZIHET ROB KOMANDANTI I BATALIONIT TE TANKEVE RUSE

E FUNDIT!!/SHIKONI MOMENTIN KUR ZIHET ROB KOMANDANTI I BATALIONIT TE TANKEVE RUSE Komandanti i batalionit…

5 months ago

Punon për Kosovën dhe është e martuar me kosovar, Ja çka i ndodh nga serbia!

Shkruan: Teuta Fazliu Edhe unë v iktima e rradhës për pasivizimin e adresës në komunën…

5 months ago

Edhe nje Shtet i ndihmon Putinit/Rusia i përgatit për luftë në Ukrainë mercenarët nga shteti i njohur i…

Një video e mercenarëve nga Siria që mbajnë në duar shenjën “Z”, që dominon nëpër…

5 months ago

Sa bukur është rregulluar Sahidja

Të gjiha motrat Mustafa në çdo kohë janë qendër e medieve rozë. Duke u dalluar…

5 months ago

Ja çfarë skenash bënë Semi në banjo

Semi Jaupaj është këngëtarja e talentuar nga Shqipëria që për vite me rradhë është dëshmuar…

5 months ago