Categories: LAJME

Helikopterët e ushtrisë serbe fluturuan pranë kufirit me Kosovën, eksperti i sigurisë e konsideron tentim agresioni

Tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke fluturuar në territorin e Serbisë, afër pikave kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak.

Fluturimi i helikopterëve të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovë, vjen në ditën kohën kur rruga në vendit tonë po mbahet e bllokuar nga protestuesit serbë, të cilët po kundërshtojnë vendosjen e reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Demonstrimin i forcës ajrore ushtarake serbe, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, e konsideron kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën nga Ushtria Serbe.

“Tre helikopterët ushtarakë serbë, të tipit ‘Gazela’, duket se kanë thyer Marrëveshjen e Kumanovës dhe marrëveshjen me NATO-në, sepse kanë hyrë në territor ku nuk guxojnë të hyjnë”, ka thënë Musliu për ATV.

Ai thotë se pas kësaj NATO është dashur të intervenojë menjëherë, sepse është një thyerje flagrante e hapësirë së një shteti sovran, e cila kontrollohet nga Aleanca Veriatlantike.

“E tërë kjo mund të konsiderohet si tentim agresioni apo si agresion. Por, ky është një presion, që nuk është i panjohur në gjuhën ushtarake dhe politike”, tha ai. /

admin

Recent Posts

Kunata e Leartës shfaqet e veshur me komplete, mahnitë me pamjen

Neca Tërnava është një emër tani shumë i njohur për publikun. U bë e njohur…

2 hours ago

Nuk e ka muajin që kur u bë nënë për herë të dytë, Belkiz reklamon të pasmet rrugëve të Gjermanisë

Milot Rashica dhe Belkiz Kera, tashmë janë bërë prindër për herë të dytë. Çifti i…

2 hours ago

Njihuni me kandidaten më të votuar të të gjitha partive për Asamblenë e Fushë Kosovës

Pas zgjedhjeve lokale gjysma e komunave shkon në balotazh, e mes tyre edhe komuna e…

2 hours ago

S’ kisha me besua se një Drenicë ka me iu gëzua humbjes së djalit t’Hamëz Jasharit

Edhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar pas humbjes së Bekim Jasharit në Skenderaj.…

2 hours ago

LAJMI FUNDIT:Tërmkolli parashikon zgjedhje të reja nacionale nëse VV-ja humb balotazhin në…

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka parashikuar zgjedhje të reja nacionale në…

2 hours ago

Kryediplomati kroat: Incidentet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi janë shqetësim serioz, situata në Ballkan po përkeqësohet

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman vlerëson se situata në Ballkanin Perëndimor po përkeqësohet…

2 hours ago