Categories: LAJME

Haradinaj në Hagë: Shteti jem nuk është shtet, se nuk guxon me u ni prej juve

Po vazhdon edhe sot seanca ndaj ish nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Haradinaj para prokurorit të Specializuar ka thënë se se ende nuk e di autenticitetin e dosjeve që arritën në zyrat e OVL-UÇK-së.

Ai është shprehur se asnjëherë nuk i është konfirmuar origjinaliteti i këtyre dosjeve as nga Dhomat e Specializuara.

Edhe sot nuk e kam të qartë dhe jam i interesuar me ditë, edhe pse jam i ulur këtu, e kam ende të paqartë. Kurrë as nga oficerët e juaj nuk na është thënë se janë dokumentet e juve. Një sen që thua se është i imi dhe unë nuk mund e identifikoj, unë ta jap ty. Unë do të jem transparent me popullin tim.

Ne jemi kanë në pikët të hallit me këto dokumente. Ne këto dokumente na kanë qitë në pikë të hallit”, është shprehur Haradinaj.

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së është përplasur me me prokurorin e Specializuar duke thënë se shteti i Kosovës nuk ka guxuar të ndërhyjë për të marrë këto dosje.

“Unë ty nuk të njoh hiç dhe nuk kom nevojë me të njoftë. Unë kom pritë dhe edhe sot jam i mllefosun se pse shteti jem nuk është hiç shtet se nuk guxon me u ni prej juve se dëshmitari numri 1 që e ki këtu ka thënë se nuk guxojmë me ardhë me i marrë. Nëse dikush nuk guxon prej juve me i marrë ata janë prokuroria e vendit tem, hetuesit e vendit tem, këtu e kom problemin”, është shprehur Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme, ish-nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, përpara trupit gjykues tha se gjatë luftës në Kosovë ka vrarë ushtarë e oficerë serbë, por jo aq sa ka dashur.

admin

Recent Posts

”Kanë qenë të lidhur jashtë këta apo janë zënë?”/ Donaldi ia thotë troç Einxhelit: Do të flasim për atë që kemi pasur jashtë

Gjatë kësaj jave, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj kanë pasur p ërplasje të forta mes…

10 hours ago

Monika Lubonja Zvishet e tëra për të shijuar masazhin në Big Brother VIP (VIDEO)

Në shtëpinë e Big Brother VIP, ngjarjet po bëhen gjithmonë e më interesante. Mbrëmjen e…

10 hours ago

Adriana Matoshi: Kur jam njoftuar me Keithin, kam thënë me vete ‘pse vajza ime nuk e ka një fat si ky, që të ketë dikë të tillë në krahë’

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Goca…

10 hours ago

Gjenerali serb kërcënonKosovën: Nëse FSK kalon pa pëlqimin e KFOR-it në veri dijeni mirë që ne do të…

Krye-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë gjenerali Milan Mojsiloviç ka deklaruar se…

10 hours ago

Eskalon Kimete Berisha: Albin Kurti është indirekt Rankoviqi i ditëve tona

Analistja Kimete Berisha ka shpërthyer në akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, ajo me anë…

10 hours ago

Ish-komandanti i UÇK: Isa Mustafa e Halil Bicaj nuk i lejuan ushtarët me uniformë të UÇK në varrimin e Ahmet Krasniqit

Hafir Hoxha, ish Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një shkrimi të gjatë në…

10 hours ago