Categories: LAJME

Eksperti i sigurisë: Në këto vepra KRlMlNALE janë të përfshirë shumë politikanë serbë dhe shqiptarë!

Muajt e fundit në Kosovë janë zhvilluar shumë aksione kundër KRlMlT të organizuar dhe korrupsionit.
Ajo çfarë i veçon këto aksione është fakti se në shumicën e rasteve ato janë zhvilluar në qytete ku popullsia është e përzier, shqiptarë dhe serbë.

Kjo duket se është një shenjë se në disa vende, kryesisht në veri të Kosovës, shqiptarët kanë gjetur ‘gjuhë të përbashkët’ me serbët sa i përket KRlMlT dhe korrupsionit.

Ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava komentoi KRlMlN hibrid dhe grupet KRlMlNALE në veri të Kosovës.

Fillimisht, ai u shpreh se KRlMl hibrid është më i theksuar në zonat e përziera ku jeton popullata serbe dhe ajo shqiptare.

“E thëna në kriminalistikë se KRlMl nuk njeh kufij, tani po e arsyeton këtë, krimi i cili po zhvillohet në veri të Mitrovicës, ashtu edhe në jug të saj, dhe jashtë kufijve të vendit, madje. Prandaj, krimi në përgjithësi e sidomos kur bëhet fjalë për KRlMlN “hibrid”, është më i theksuar në zonat e përziera ku jetojnë popullata serbe dhe shqiptare, në ato zona të veriut dhe të jugut, nga grupet kriminale të përziera shqiptare dhe serbe. Nëse dëshirojmë që qyteti i Mitrovicës si në veri ashtu edhe në jug, të jetë i pastër nga krimi, institucionet e shtetit duhen të merren shumë seriozisht me këtë çështje dhe t’i bëjnë planet se si të spastrohet ky qytet nga KRlMl i organizuar që e ka kapluar, qoftë në pjesën veriore apo të jugut”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Tërnava konsideron se që nga paslufta e deri më tani, në veri të vendit është zhvilluar KRlMl në mënyrë të pakontrolluar, sepse nuk kanë funksionuar institucionet që e luftojnë KRlMlN.

“Tani është e qartë situata e krijuar në ato pjesë, dhe sikur që po dëshmohet në ato pjesë të këtij qyteti në krime janë të involvuar qytetarë serbë dhe shqiptarë. Qe një kohë shumë të gjatë, qysh nga paslufta e deri më tani, në ato pjesë është zhvilluar krimi në përgjithësi në mënyrë të pakontrolluar, sepse nuk kanë funksionuar institucionet që e luftojnë krimin. Dhe, është e kuptueshme se këto krime sikur janë duke u kryer, e kanë për qëllim që vepërkryerësit të përfitojnë në masë të madhe, dhe me këto vepra KRlMlNALE janë pasuruar në mënyrë enorme të “mëdhenjtë e KRlMlT”. Në këto involvime janë të kyçur edhe shumë politikanë të niveleve të larta, si të Serbisë ashtu edhe të Kosovës, prandaj me këto vepra KRlMlNALe që po i sjellin dëme të konsiderueshme shtetit të Kosovës, dhe çështjes së sigurisë në përgjithësi në Kosovë”, theksoi ai.

Më tej, Tërnava për gjendjen e krijuar në veri të vendit fajësoi politikat e pazgjidhura në mes të Kosovës dhe shtetit serb. Ai tha se qytetet e veriut nuk janë qeverisur dhe as nuk janë vizituar mjaftueshëm nga udhëheqësit e Kosovës.

“Por, kjo çfarë ka ndodhur deri më tani në ato pjesë të Kosovës, e ka fajin e saj politika e pazgjedhur mes Serbisë dhe Kosovës qysh nga paslufta e deri më tani. Sepse edhe sot ajo pjesë është e pa kontrolluar ashtu si duhet me ligjet e përditshme të Kosovës, e sidomos edhe pas shume viteve tani pas çlirimit, ato pjesë të veriut nuk janë qeverisur apo as nuk janë vizituar nga qeveritarët tanë, duke filluar nga kryeministrat, ministrat apo të tjerët, e që na jep me nënkuptu se është e kuptueshme pse tani në atë vend ka lulëzuar KRlMl i organizuar”, potencoi eksperti i sigurisë.

admin

Recent Posts

New data shows Gazeta e Pavarur is the top quality and most trusted newspaper in Balkan

The latest PAMCo results show "Gazeta e Pavarur" is the most read quality news publisher…

3 months ago

SHIKONI MOMENTIN KUR ZIHET ROB KOMANDANTI I BATALIONIT TE TANKEVE RUSE

E FUNDIT!!/SHIKONI MOMENTIN KUR ZIHET ROB KOMANDANTI I BATALIONIT TE TANKEVE RUSE Komandanti i batalionit…

3 months ago

Punon për Kosovën dhe është e martuar me kosovar, Ja çka i ndodh nga serbia!

Shkruan: Teuta Fazliu Edhe unë v iktima e rradhës për pasivizimin e adresës në komunën…

4 months ago

Edhe nje Shtet i ndihmon Putinit/Rusia i përgatit për luftë në Ukrainë mercenarët nga shteti i njohur i…

Një video e mercenarëve nga Siria që mbajnë në duar shenjën “Z”, që dominon nëpër…

4 months ago

Sa bukur është rregulluar Sahidja

Të gjiha motrat Mustafa në çdo kohë janë qendër e medieve rozë. Duke u dalluar…

4 months ago

Ja çfarë skenash bënë Semi në banjo

Semi Jaupaj është këngëtarja e talentuar nga Shqipëria që për vite me rradhë është dëshmuar…

4 months ago