Categories: LAJME

“Edhe pse majtist, Kurti nuk arriti ta kaloi Thaçin as në pensione, ai i rriti 45 euro, Kurti 10 euro”

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që po mbahet ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për rritjen e shumës së skemave pensionale për katër kategori të cilat kanë qenë nën shumën 100 euro tani do të jenë 100 euro.

Deri më tani pensionet jo kontributdhënëse ishin 90 euro. Në kohën sa Thaçi ishte kryeministër pensionet jo kontributdhënëse ishin rritur nga 45 në 90 euro. Vetëm në vitin 2014 i cili ishte viti i tij i fundit si Kryeministër i Republikës së Kosovës pensionet u rritën pothuajse për të gjitha kategoritë.

Në vitin 2014 ai deklaroi se “Prandaj, sot nënshkrova vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rritjen e pensioneve të parakohshme të minatorëve të Trepçës për 50 për qind, pensioneve të personave me nevoja të veçanta 25 për qind, pensionet kontributdhënëse 25 për qind, pensionet e moshës 25 për qind, pensionet e FSK-së 25 për qind, pensionet e parakohshme të pjesëtarëve të TMK-së 25 për qind, familjet e dëshmorëve 25 për qind, invalidët e luftës 25 për qind, familjet e të pagjeturve 25 për qind, pensionet për personat e verbër 30 për qind”.

Nga 174 euro rriti pensionet për invalidët e UÇK–së me shkallë 80% të dëmtimeve në 673 euro. Nga 175 euro rriti pensionet për familjet e dëshmorëve në 448 euro. Këto nuk janë të vetmet por janë disa nga vendimet qeveritare të asaj kohe.

admin

Recent Posts

”Kanë qenë të lidhur jashtë këta apo janë zënë?”/ Donaldi ia thotë troç Einxhelit: Do të flasim për atë që kemi pasur jashtë

Gjatë kësaj jave, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj kanë pasur p ërplasje të forta mes…

9 hours ago

Monika Lubonja Zvishet e tëra për të shijuar masazhin në Big Brother VIP (VIDEO)

Në shtëpinë e Big Brother VIP, ngjarjet po bëhen gjithmonë e më interesante. Mbrëmjen e…

10 hours ago

Adriana Matoshi: Kur jam njoftuar me Keithin, kam thënë me vete ‘pse vajza ime nuk e ka një fat si ky, që të ketë dikë të tillë në krahë’

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Goca…

10 hours ago

Gjenerali serb kërcënonKosovën: Nëse FSK kalon pa pëlqimin e KFOR-it në veri dijeni mirë që ne do të…

Krye-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë gjenerali Milan Mojsiloviç ka deklaruar se…

10 hours ago

Eskalon Kimete Berisha: Albin Kurti është indirekt Rankoviqi i ditëve tona

Analistja Kimete Berisha ka shpërthyer në akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, ajo me anë…

10 hours ago

Ish-komandanti i UÇK: Isa Mustafa e Halil Bicaj nuk i lejuan ushtarët me uniformë të UÇK në varrimin e Ahmet Krasniqit

Hafir Hoxha, ish Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një shkrimi të gjatë në…

10 hours ago