Ish-gazetari serb, tani kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë se Nazim Bllaca qëndroi për disa kohë në Beograd, për dëshmi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Drecun para mediave serbe ka thënë se Bllaca ka dëshmuar në Beograd kundër UÇK’së, teksa ka treguar edhe disa dokumente në studio.
“Ju kujtohet ai Nazim Bllaca, që është dëshmitar i mbrojtur, ai në një kohë ishte edhe këtu në Beograd. Ishte i gatshëm të jetë dëshmitar”, tha ai në një emision në TV Happy.
Kujtojmë se Bllaca pas deklaratave në vitin 2009, kishte bërë jehonë të madhe asokohe dhe menjëherë ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX’it, si dëshmitar i mbrojtur.
Sa i përket Drecun, vlen të theksohet se ky i fundit disa herë e ka konfirmuar se Gjykata Speciale ka marrë materiale nga Serbia për të ngritur aktakuzat kundër ish-udhëheqësve të UÇK’së.
Drecun kishte deklaruar se Serbia iu ka dhënë gjërat më të rëndësishme Gjykatës Speciale, ju ka dhënë edhe strukturën komplete të UÇK’së si dhe se kanë përgatitur një dosje të veçantë lidhur me mizoritë e pretenduara.
The latest PAMCo results show "Gazeta e Pavarur" is the most read quality news publisher…
E FUNDIT!!/SHIKONI MOMENTIN KUR ZIHET ROB KOMANDANTI I BATALIONIT TE TANKEVE RUSE Komandanti i batalionit…
Shkruan: Teuta Fazliu Edhe unë v iktima e rradhës për pasivizimin e adresës në komunën…
Një video e mercenarëve nga Siria që mbajnë në duar shenjën “Z”, që dominon nëpër…
Të gjiha motrat Mustafa në çdo kohë janë qendër e medieve rozë. Duke u dalluar…
Semi Jaupaj është këngëtarja e talentuar nga Shqipëria që për vite me rradhë është dëshmuar…