Categories: LAJME

Borrell del haptas pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

Kreu i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, spanjolli Josep Borell, gjatë bisedës që ka zhvilluar mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka dalë pro mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në Kosovë.

Borell ka shkruar se njerëzve duhet t’iu lejohet ushtrimi i të drejtës së tyre për votë, derisa përmend se në të kaluarën ka qenë misioni i OSBE-së ai që është marrë me ndërmjetësimin e grumbullimit të votave.

“Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, ka shkruar ndër të tjera Borrell duke njoftuar për bisedën që ka zhvilluar me kryeministrin Kurti.

Rreth bisedës me Borrel, ka shkruar dje edhe kryeministri Kurti.

Ai ka ripërsëritur se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë nëpërmjet postës apo në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

“Në një telefonatë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ia përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë të cilët kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë nëpërmjet postës apo në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Një referendum në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar në asnjë vend demokratik”, ka shkruar Kurti në Twitter.

admin

Recent Posts

Ironizon Tomë Gashi përmend një nga arsyet e shkarkimit të drejtorit të RTK-së

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas vendimit të Bordit të RTK-së, për shkarkimin e drejtorit…

19 mins ago

Haradinaj: Albin Kurti është kryeministri më i dobët që e ka pasur Kosova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti është kryeministri më i dobët…

21 mins ago

”Kanë qenë të lidhur jashtë këta apo janë zënë?”/ Donaldi ia thotë troç Einxhelit: Do të flasim për atë që kemi pasur jashtë

Gjatë kësaj jave, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj kanë pasur p ërplasje të forta mes…

10 hours ago

Monika Lubonja Zvishet e tëra për të shijuar masazhin në Big Brother VIP (VIDEO)

Në shtëpinë e Big Brother VIP, ngjarjet po bëhen gjithmonë e më interesante. Mbrëmjen e…

10 hours ago

Adriana Matoshi: Kur jam njoftuar me Keithin, kam thënë me vete ‘pse vajza ime nuk e ka një fat si ky, që të ketë dikë të tillë në krahë’

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Goca…

11 hours ago

Gjenerali serb kërcënonKosovën: Nëse FSK kalon pa pëlqimin e KFOR-it në veri dijeni mirë që ne do të…

Krye-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë gjenerali Milan Mojsiloviç ka deklaruar se…

11 hours ago