Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se i ka kërkuar ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov mbështetje për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve turq nga një xhami në Mariupol të dielën, raporton CNN
“Kam kërkuar mbështetjen e Lavrov për t’i evakuuar qytetarët tanë”, tha Cavusoglu gjatë një konference për shtyp të dielën në Antalia. “Telefonat nuk funksionojnë dhe shpërthimet vazhdojnë. Shpresojmë për një zhvillim sot”.
Cavusoglu tha se xhamia ishte e padëmtuar nga një bombë që ra aty pranë dhe se autobusët po prisnin për t’i evakuuar qytetarët turq nga xhamia, duke shtuar se Ministria e Punëve të Jashtme turke është në kontakt indirekt me qytetarët e saj përmes kontakteve në terren, përcjell Gazeta Dardania.
“Lufta u shndërrua në një luftë rrugë më rrugë. Është shumë e rrezikshme për t’i evakuuar njerëzit. Duhet një korridor humanitar”, shtoi ai.
Ministria e Jashtme e Ukrainës pohoi të shtunën në një postim në Twitter se bombardimet ruse kishin në shënjestër xhaminë e Sulltan Sulejmanit dhe gruas së tij Roxolana në Mariupol, ku ishin strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë disa shtetas turq.
Të dielën, ministri i jashtëm i Turqisë tha se, pavarësisht raportimeve se xhamia është bombarduar, ajo mbeti e padëmtuar.
The latest PAMCo results show "Gazeta e Pavarur" is the most read quality news publisher…
E FUNDIT!!/SHIKONI MOMENTIN KUR ZIHET ROB KOMANDANTI I BATALIONIT TE TANKEVE RUSE Komandanti i batalionit…
Shkruan: Teuta Fazliu Edhe unë v iktima e rradhës për pasivizimin e adresës në komunën…
Një video e mercenarëve nga Siria që mbajnë në duar shenjën “Z”, që dominon nëpër…
Të gjiha motrat Mustafa në çdo kohë janë qendër e medieve rozë. Duke u dalluar…
Semi Jaupaj është këngëtarja e talentuar nga Shqipëria që për vite me rradhë është dëshmuar…