Categories: LAJME

Berisha për Ramën: Argati shqipfolës i Vuçiqit përdori konferencën me Merkel për ta sulmuar Kosovën

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti shqiptar, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin aktual, Edi Rama, për akuzat që ia bëri Kosovës në konferencën e së martës me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Rama kritikoi Kosovën për refuzimin e saj që të jetë pjesë e iniciativës së “Ballkanit të Hapur” duke thënë se “ajo po bën teori konspiracioni”.

Berisa ka thënë se qëndrimi i Ramës ishte anti-shqiptar dhe me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Miq, dje argati shqipfolës i serbomadhit Vuçiq, shndërroi samitin e Nismës së Berlinit në Tiranë në një samit sherri dhe platformë sulmi të turpshëm ndaj Kosovës dhe kryeministrit të saj. Ai shprehu këtë qëndrim antishqiptar në prani të kancelares Merkel, themeluese e Nismës së Berlinit, e cila jo vetëm nuk shprehu mbështetje për aleancën trilaterale Beograd – Tiranë – Shkup me emrin ‘Ballkani i Hapur’, por deklaroi preras se Procesi i Berlinit nuk ka zëvendësues duke hedhur kështu në kosh të plehrave projektin e serbomadhisë së Aleksandar Vuçiqit dhe argatëve të tij, Zografi Bis dhe Zaev. Ky qëndrim i saj detyroi argatin e Vuçiqit në Tiranë, Zografin Bis të përdorë konferencën e shtypit me kancelaren për ta sulmuar në emër të padronit, Kosovën dhe kryeministrin e saj, si shkakun më kryesor të dështimit të projektit të Serbomadhisë, Ballkani i Hapur”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Sipas Berishës, ky projekt është për të vendosur hegjemoninë serbe në rajon.

Ai ka mbrojtur qëndrimin e Kosovës duke thënë se po mbron jo vetëm interesat e saj, por edhe të kombit shqiptar dhe proceset integruese evropiane në rajon.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” po refuzohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Të martën, e pyetur për të zgjedhur në mes të “Ballkanit të Hapur” dhe Procesit të Berlinit, kancelarja Merkel u shpreh se ky i dyti është i pazëvendësueshëm.

admin

Recent Posts

Lajm shumë i mirë! Shqiptarët do udhëtojnë pa viza në një nga shtetet më të pasura të botës

Të gjithë shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në Arabinë Saudite. Në mbledhjen e sotme…

3 hours ago

Jo vetëm këngëtare/ Do habiteni se ku do ta shikoni tjetër Melisën: Do dal edhe në një gjë që po bën Andi…

Melisa Lleshi është njëra nga konkurrentet që famën që i dha “Për’puthen” e shfrytëzoi për…

3 hours ago

Pas ndarjes nga Iliri, Gilberta është në lidhje me Luanin/ Flet ky i fundit: Unë për Gilbertën kam pasur simpati

Së fundmi është përfolur se pas ndarjes nga Iliri, Gilberta kishte nisur një lidhje të…

3 hours ago

Albin Kurtit I Vjen Mbeshtetje “Madheshtore”/ “Qëndro Kryeministër, se përfaqëson fatin e Shqipërisë!Zoti qoftë me Ty

Albin Kurtit I Vjen Mbeshtetje “Madheshtore”/ “Qëndro Kryeministër, se përfaqëson fatin e Shqipërisë!Zoti qoftë me…

3 hours ago

Vjen Paralajmerimi I Frikshem Për Vuciqin !!Ai Nuk Guxon Te Shkelë Tërësinë Territoriale Të Kosovës Pasi Aty E Pret NATO,Ata E Kanë Pësuar Njëherë..

Eksperti i sigurisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi e konsideron të qëlluar…

3 hours ago

Vulini Ska te ndalur me fjalorin e tij të papranueshëm: Kurti kryebandit, policia e Kosovës bandita

Vulin i njohur për deklarata fashiste serbe të papërmbajtura e lëshoi edhe sot një të…

3 hours ago