Categories: LAJME

Ambasadori gjerman në Kosovë reagon ndaj Rakiqit, pasi ky i fundit krahasoi aksionin e policisë në veri me “Natën e Kristaltë”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj një deklarate të ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

Ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, duke iu referuar aksionit të policisë së Kosovës në veri, atë e ka krahasuar me “Natën e Kristaltë”, shkruan mediumi në gjuhën serbe kossev.info, përcjell Telegrafi.

Një deklaratë të tillë ai e kishte dhënë para se të takoheshin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç kishte thënë ai, ndërsa presidenti serb është duke shkuar në Rashkë për shkak të ngjarjeve të fundit, të gjithë serbët nga Veriu po shkojnë në Rashkë.

“Unë nuk e di sa njerëz do të ketë, nëse është e nevojshme, 10, 15 mijë njerëz do të vijnë, dhe ne nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë më këtë. Dhe kjo është një Natë e Kristaltë për ne, ky është takimi më i rëndësishëm për ne deri më tani”, citohet të ketë thënë Rakiq.

Dhe lidhur me këtë, ambasadori gjerman ka thënë: “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me ‘natën e kristaltë’ është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”.

Kujtojmë se ishte nata e 9 nëntorit të vitit 1938, kur nazistët gjermanë filluan terrorin ndaj hebrenjve në Gjermani dhe Austri.

Atë natë thuhet se u dogjën më shumë se dyqind sinagoga, u përdhosën varrezat e hebrenjve dhe u thyen gjithë dyqanet e tyre.

Nga gjithë xhamat e thyer dhe të rënë nëpër tokë, që dukeshin si kristale në atë natë mizore 9 nëntori njihet në historinë moderne të njerëzimit si Nata e Kristaltë (Kristallnacht).

admin

Recent Posts

Kunata e Leartës shfaqet e veshur me komplete, mahnitë me pamjen

Neca Tërnava është një emër tani shumë i njohur për publikun. U bë e njohur…

3 hours ago

Nuk e ka muajin që kur u bë nënë për herë të dytë, Belkiz reklamon të pasmet rrugëve të Gjermanisë

Milot Rashica dhe Belkiz Kera, tashmë janë bërë prindër për herë të dytë. Çifti i…

4 hours ago

Njihuni me kandidaten më të votuar të të gjitha partive për Asamblenë e Fushë Kosovës

Pas zgjedhjeve lokale gjysma e komunave shkon në balotazh, e mes tyre edhe komuna e…

4 hours ago

S’ kisha me besua se një Drenicë ka me iu gëzua humbjes së djalit t’Hamëz Jasharit

Edhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar pas humbjes së Bekim Jasharit në Skenderaj.…

4 hours ago

LAJMI FUNDIT:Tërmkolli parashikon zgjedhje të reja nacionale nëse VV-ja humb balotazhin në…

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka parashikuar zgjedhje të reja nacionale në…

4 hours ago

Kryediplomati kroat: Incidentet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi janë shqetësim serioz, situata në Ballkan po përkeqësohet

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman vlerëson se situata në Ballkanin Perëndimor po përkeqësohet…

4 hours ago