Categories: LAJME

Aleksandër Vuçiq me mesazh për Kosovën: Pasojat do të jenë shumë më të rënda sesa paramendojnë shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar “pasoja të rënda” në rast të moszbatimit nga Qeveria e Kosovës, të marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes dy palëve.
Në një intervistë për televizionin publik serb, RTS, Vuçiq i bëri thirrje Prishtinës zyrtare për respektimin e të gjitha ujdive të nxjerra nga dialogu.

Ai, po ashtu foli për 20 forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilat sipas tij, janë dërguar nga autoritetet kosovare në Graçanicë “për Vitin e Ri serb”.

Në Prishtinë, janë dërguar 20 forca speciale të ROSU-së, të cilët sulmuan Graçanicën dhe kapën një ka në hell i cili është dashur të piqet për Vitin e Ri serb. Nuk e gjetën kaun në hell dhe nuk e arrestuan. Unë kam një mesazh për Prishtinën që të respektojë gjithë atë për çfarë jemi marrë vesh deri më tani, se duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet. Pasojat do të jenë shumë më të rënda se sa paramendojnë shqiptarët dhe Kuinti në këtë moment”, tha Vuçiq për RTS.

Presidenti serb, në këtë intervistë ka prezantuar qëndrimin e Serbisë në favor të Ballkanit të Hapur, gjendjen në Republikën Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe marrëdhëniet me fuqitë e mëdha.

Shefi i shtetit serb i shprehu përkrahjeve autoriteteve serbe në Republikën Serbe të Bosnjës, për të cilën tha se “kurrë nuk do të flasë keq”.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara zgjeruan sanksionet kundër Millorad Dodikut, presidentit të Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

admin

Recent Posts

Ironizon Tomë Gashi përmend një nga arsyet e shkarkimit të drejtorit të RTK-së

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas vendimit të Bordit të RTK-së, për shkarkimin e drejtorit…

8 mins ago

Haradinaj: Albin Kurti është kryeministri më i dobët që e ka pasur Kosova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti është kryeministri më i dobët…

11 mins ago

”Kanë qenë të lidhur jashtë këta apo janë zënë?”/ Donaldi ia thotë troç Einxhelit: Do të flasim për atë që kemi pasur jashtë

Gjatë kësaj jave, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj kanë pasur p ërplasje të forta mes…

10 hours ago

Monika Lubonja Zvishet e tëra për të shijuar masazhin në Big Brother VIP (VIDEO)

Në shtëpinë e Big Brother VIP, ngjarjet po bëhen gjithmonë e më interesante. Mbrëmjen e…

10 hours ago

Adriana Matoshi: Kur jam njoftuar me Keithin, kam thënë me vete ‘pse vajza ime nuk e ka një fat si ky, që të ketë dikë të tillë në krahë’

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Goca…

10 hours ago

Gjenerali serb kërcënonKosovën: Nëse FSK kalon pa pëlqimin e KFOR-it në veri dijeni mirë që ne do të…

Krye-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë gjenerali Milan Mojsiloviç ka deklaruar se…

10 hours ago