Categories: LAJME

Reagimi i ashpër i Çun Lajçit: Popat erdhën në Kosovë e bekuan k’rimin e Arkanit dhe Milloshit, e këta të UÇK-së p’rotestojnë për Faik Fazliun

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar pas liturgjisë serbë që mbajtnë dje në Kishën Ortodokse Serbe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Lajçi përmes një postimi në facebook, shprehet se popat, siç shkruan ai, erdhën në Kosovë, dhe e bekuan k’rimin e k’riminelëve Arkan dhe Millosheviq, kurse veteranët e luftës do të protestojnë për Faik Fazliun që u përplas para disa dite me disa pjesëtarë të policisë.

Sipas tij, popave serbë që e legjitimuan k’rimin e Serbisë në zemrën e Universitetit nuk iu dolën përpara.

Ai madje edhe ironizon me veteranët dhe PDK-në e AKK-në, se kur i dëgjon në televizione, të japin përshtypje se nuk ka fuqi ushtarake në Ballkan që e pushton Kosovën.

Lexojeni ragimin e plotë:

Të lumët na

Kur i ndëgjon kryetarët e partive dhe ata të veteranëve të luftës, tue diskutue nëpër televizione, e ke përshtypjen, se s’ka fuqi ushtarake n’ballkan që na pushton!

T’mos flasim për deputetët e PD-së e t’AAk-së!

E Serbia hin e del, i kryen punët e veta deri t’na del neve gjumi

Kur mbrrinë n’Beograd ne marrim vesh se diçka paska ndodhë n’Kosovë, e prap bahemi trima n’Facebook e Tëiter.

I gjuhemi njeni tjetrit e fajtorin e shytojmë n’Qeveri.

Qeveria merr vesh nga shkrimet e tyne e t’i gjuhet krahut të luftës!

Le t’na mbron ai që përkulej para pllakës se k’riminelve!

E liturgjia u krye!

Popat e bekuen k’rimin e Arkanit e t’Milloshit, e veteranët me invalidët e luftës do t’protestojnë për Fazliun që e shtyni polici, por popave që e legjitimuen k’rimin e Serbisë n’zemrën e Univerzitetit, nuk iu dolën para!

Ket e bajnë vetëm nanat gjakovare sa herë shkojnë pelegrinët serb që t’lutën për k’rimet n’kishën e tyne!

Komuna tha: Toka asht e Univerzitetit, ata le t’merren me kishën!

E pse s’u morën edhe me Parkingun nëntokësorë pra?

Sa leht me hudhë të tjetri fajin!

P.S.

Qeveria pritet ta thotë fjalën mbasi t’kthehet Albini nga Brukseli!

Kështu diçka!

admin

Recent Posts

Milazim Krasniqi befason për Albin Kurtin, tregon se çfarë do të ndodhë nëse vazhdon me qëndrimin e fortë përballë Vuçiqit

Përmes një postimi në facebook, profesori universitar, Milazim Krasniqi ka komentuar takimin e sotëm në…

1 hour ago

Ramush, kujt po i bëni thirrje për protestë, krejt po ikin prej AAK-së

Fillimisht u përmend nga disa zyrtarë të LDK-së, teksa më vonë atyre iu bashkëngjit edhe…

1 hour ago

“Të shiturit në Serbi”, analisti nga Amerika përmend emrat që rrezikuan sovranitetin e Kosovës

Dialogu Kosovë-Serbi po vazhdon të mbetet temë e pazgjedhur.Një marrëveshje Kosovë-Serbi ende nuk shihet në…

1 hour ago

Arbana Osmani përlot me rrëfimin për sëmundjen e rëndë të mamasë/ Ja c’po ndodh me të…

Prej 3 vitesh i është besuar një nga programet më të ndjekura nga publiku, një…

1 hour ago

Pas 14 vite u bë nënë për herë të parë, Orinda prek me fjalët

Këngëtarja u bë nënë për herë të parë Dhe, Orinda Huta ka publikuar fotografitë e…

1 hour ago

Stallone pozon me vajzat e tij: Do të doja të mos rriteshin më

Aktori i famshëm hollivudian, Sylvester Stallone, ka postuar një fotografi me tri vajzat e tij…

2 hours ago