Categories: LAJME

Klinaku reagon për liturgjinë serbe në Prishtinë: “Veç kur t’na hyjë policia serbe…”

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), ka reaguar pas liturgjisë së serbëve të mbajtur në Kishën Ortodokse, tek kampusi i Universitetit të Prishtinës.

U.d. kryetari i kësaj organizate, Faton Klinaku, përmes një postimi në Facebook, është shprehur në një formë ironike, duke përdorur një fjali serbe që e mbajnë mend personat që e kanë përjetuar kohën e ish-Jugosllavisë para luftës në Kosovë.

“Veç kur t’na hyjnë një ditë policia serbe e na thonë “daj mi ličnu kartu”, ka shkruar Klinaku.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur reagime të shumta nga liderë opozitarë, shoqëria civile e organizata të ndryshme.

Kurse, nga Qeveria e Kosovës nuk kanë folur ende nëse kanë qenë në dijeni të liturgjisë që u mbajt aty.

Ndryshe, për herë të parë që nga viti 1998, sot është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”, e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.

Kisha ortodokse serbe është ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në vitin 1992, pas marrjes së dhunshme të pushtetit nga Serbia më 1989.

admin

Recent Posts

Deklarata nga Amerika çon “pesh“ gjithë botën !! Kosova duhet ti bashkohet Shqipërisë…

Perendimi duhet te heqe dore nga fantazia se paqja afat gjate ne Ballkan mund te…

49 mins ago

Një zonjë e vërtetë, kjo është nëna e Xherdan Shaqirit (Foto)

Futbollisti i Zvicrës në këtë situatë që u krijua për prejardhjen e tij publikoi një…

55 mins ago

Skandaloze: Ja si Europa e financoi 33 miliardë euro Maqedoninë, që t’i shtyp shqiptarët

Udha e shtrembër e Maqedonisë dhe “Platforma” shqiptare Shkruan: Nijazi Muhamedi Kjo “platforma” jonë, ajo…

1 hour ago

Punoi si mësuese në bùrgùn e Fierit, Gilberta tregon vështirësitë: Shkoja duke qarë çdo ditë

Në takimin me Ilirin, Gilberta ka treguar se ka punuar në burgun e Fierit si…

1 hour ago

Zbulohet i dashuri i Linda Morinës, kush është personi me të cilin i kaloi pushimet?

Linda Morina u bë e njohur falë postimeve të saja. Në çdo intervistë, Linda gjithnjë…

6 hours ago

Woow, Agnesa Vuthaj shpenzon 50.000 euro vetëm për një veshje të thjesht

Agnesa Vuthaj si duket e ka mjaft shijen e shtrenjtë.Agnesa Vuthaj njihet për stilin e…

6 hours ago